Monday, May 13, 2013

I ka gjinjtë e vërtetë





Aktorja Jennifer Lawrence ka pranuar se gjinjtë e saj janë plotësisht të vërtetë.
“Mendoj se njerëzit janë të fascinuar nga gjinjtë e mi sepse ata janë 100 për qind të vërtetë. Pra, edhe gjinjtë kanë luajtur rol në famën time. Njerëzit gjithmonë më kanë lavdëruar për këtë gjë dhe ky është një aset i mirë imi”, tha aktorja.

Profilet false në Facebook, Çiljeta denoncim në polici









Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, disa ditë më parë ka bërë njëdenoncim në polici për krimet kibernetike. Ajo kërkon që policia të identifikojë autorët e profileve false, të cilët flasin në emër të saj.

"Janë rreth 350 profile në emrin tim, dhe 40 faqe fansash në ‘Facebook’. Asnjëra prej tyre nuk administrohet nga unë. Më ka shqetësuar sidomos një ‘fun page’, i cili merr çdo foto timen dhe të djalit dhe i poston. Në këto foto bëhen komente nga më të ndryshmet dhe kjo gjë nuk më pëlqen. Veç kësaj, personi që e ka hapur këtë faqe, u flet njerëzve në emrin tim. Bëradenoncim në polici, dhe më premtuan se do të identifikohen autorët dhe do të dënohen me masat përkatëse, qoftë edhe me burg", tha Çiljeta në një prononcim për suplementin "Bluetooth". 

Krimet kibernetike sot në Shqipëri dënohen deri në disa vite burg. Këngëtarja është e vendosur t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund, që autorët të dënohen.

Sunday, May 12, 2013

Ja si ka ndryshuar planeti ynë (VIDEO)









http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=vSxgoFMTucI



Është prezantuar videoja e re nga hapësira ku tregohet sa shumë kanë ndryshuar vende siDubaiShangai apo edhe pyjetbraziliane gjatë 30 viteve të fundit.

Satelitët kanë filmuar se siDubai është ngritur nga rëra me qiellgërvishtësit e saj, komplekset gjigante të hoteleve dhe qendrat tregtare, madje ka hyrë edhe në det me resortet e njohura botërore të Palmave.

Edhe ‘Sin City’ (Qyteti i Mëkatit) i Las Vegasit është zgjeruar gjithashtu, ndërsa popullsia gjithmonë në rritje lëviz drejt shkretëtirës, duke tkurrur Liqenin Mead ngjitur me të.

Pyjet në Rondonia të Brazilit janë fotografuar teksa zvogëlohen nga prerja e pemëve dhe në Shangai qiellgërvishtësit kanë zëvendësuar fshatrat e dikurshme.

Videoja është krijuar nga miliona imazhe marrë nga tetë satelitë, që datojnë nga 1984.

Pamjet janë realizuar nga NASA me ndihmën e Google.

Titanic II, kush dëshiron të jetë kapiteni? (FOTO LAJM)









Do t'ia dale kësaj radhe Titanic të mbajë lartë statujën e Lirisë? Këtë gjë uron ClivePalmer, një zotëri australian, pasuria e të cilit sipas Forbes, përllogaritet rreth 795 milion dollarë.

Për anijen deri më tani ekziston vetëm një projekt, dhe nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar por Palmer ka nisur të rekrutojë stafin.

“Mundësia për të thënë se ke punuar në Titanic do të jetë një privilegj i madh” deklaron nismetari i ketij projekti i cili pohon se për detyrën e kapitenit ka pasur 8 kërkesa. 

Mund të thuash se behet fjalë për një projekt gjigant pasi anija do të ketë 18 anije të tjera nga më modernet të afta të transportojnë deri në 3500 persona.

“Titanic përfaqëson shpirtin e njeriut- shpjegon Palmer - shpresa për një botë në paqe. Do të jetë një anije plot dashuri” premton milioneri australian. 

Elona tregon për fatkeqësitë në familjen e saj dhe për sëmundjen e pashërueshme të së ëmës (VIDEO)










Në dhomën e ndenjes ndodhetElona, Eldora dhe Rikja, të cilat fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën, duke treguar histori nga jeta.

Elona fillon të tregojë për të motrën dhe momentet e hidhura në familjen e saj. Ajo tregon se motra e saj ka pasur dy martesa, të cilat i kanë sjellë shqetësime asaj dhefamiljes e sipas Elonës, motra e saj nuk i ka bërë zgjedhjet e duhura për shkak të moshës së saj të re në momentin e zgjedhjes së njeriut të jetës.

Ajo tregon se pas divorcit të parë, motra ka njohur një tjetër person, i cili i ka hapur probleme familjes së tyre, derisa motra ka arritur të vendoset mes një zgjedhjeje mes familjes dhe të dashurit të saj, dhe motra ka arritur të zgjedhë të dashurin. Elona tregon se në këtë periudhë e ëma ka qenë e sëmurë shumë keq me sëmundjen e pashërueshme e cila i mori edhe jetën. “Ishte koha kur mami nuk pranonte më as kimioterapi, sepse ishte drejt fundit të saj”, tregonElona e më pas rrëfen se si është ndier ajo në atë periudhë, duke e parë të ëmën aq keq dhe të transformuar edhe fizikisht, ashtu siç nuk e kishte parë kurrë më parë. 
Elona tregon se këshillat e mjekut ishin që familjarët duhet ta bënin të ndihej sa më mirë dhe ata vendosën që ta sillnin në Shqipëri tek e ëma që ishte ende gjallë dhe motrat e saj, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të saj, është detyruar që të kthehet shumë shpejt në Paris. 

Elona tregon se e ëma është larguar nga kjo jetë pa takuar vajzën e saj, pra motrën e Elonës dhe të mbesën e vogël që e kishte rritur vetë, pasi motra kishte bërë një zgjedhje të tillë. “Megjithëse më vonë i është dashur shumë kohë për ta marrë veten, pasi kjo gjë i ka mbetur peng”, tregon Elona.

Në fund Elona thotë se gjëja më e rëndësishme në këtë botë është familja, e cila të shoqëron gjatë gjithë jetës, pasi është gjaku yt dhe se çdo gjë tjetër shkon e vjen. Sipas Elonës, çdo gjëje të bukur i vjen fundi një ditë, por kurrë nuk duhet të harrojnë familjen. “Prandaj po të këshilloja atë ditë”, i thotë ajo Rikes. Ajo vazhdon të flasë për të ëmën dhe thotë se ka qenë një vuajtje shumë e madhe, pasi e ka parë të vuajë për një vit rresh. “Është e rëndë ta them, por mbase do ishte më mirë të kishte vdekur nga një gjë e shpejtë sesa ashtu”, shprehet Elona

Rikja tregon se edhe xhaxhai i saj ka pasur të njëjtin fat.

Miss Durrësi: Ja lidhja ime me Noizy-n (VIDEO)







Daniela Pajaziti, 17-vjeçarja durrsake e shpallur "MissDurrësi", në harkun e një viti ka pasur fatin të jetë një prej vajzave më të përfolura në botën e miss-eve dhe showbiz-it shqiptar. E kemi parë si modele nëpër sfilata në Shqipëri, Kosovë, Fashion Week Milano në dhjetor etj. Ndërsa sot ajo është një nga 20 pretendentet për kurorën e "Miss Albania 2013", që do mbahet së shpejti në Tv Klan. 

Në një rrëfim të sinqertë për "Bluetooth", bukuroshja e Durrësit, vjen për të shpjeguar atë çka thuhet për lidhjen e saj dhe të Noizy-t. Të pathënat dhe të vërtetat e kësaj marrëdhënieje komplekse, por njëkohësisht dhe të veçantë. 

"Ah NoizyNoizy…! Sa shumë më pyesin për të! Ju pëlqen juve të dini shumë për këtë gjë. E kam kuptuar që ka kureshtje, se fansat e tij janë të shumtë. Dhe unë do t’jua them: ai është njeriu më i ëmbël që kam takuar, të dhuron dashuri pafund... Ai do të mbetet i veçantë për mua, sepse është një njeri me zemër të madhe dhe plot energji pozitive", ka thënë bukuroshja.

E pyetur se si është njohur me reperin, ajo u përgjigj: "Në një set fotografik të fotografit Armand Sallabanda. Ai më bëri ftesën për të qenë vajza që do të shoqëronte Noizy-n gjatë setit për një kopertinë reviste. Aty u njohëm, shkëmbyem kontaktet dhe adresat personale dhe miqësia vazhdoi që atë natë nëpërmjet ‘Facebook’, sms në tel etj. 
Kemi një vit që njihemi bashkë dhe besoj se kjo tregon shumë. Ndoshta ne jemi ndryshe nga sa kanë parashikuar të tjerët, që vënë baste për pamundësinë e lidhjes mes meje dhe Noizy-t".

Trupi ndricues mbi Podgorice (VIDEO)







Podgoricë, 12 maj – Mbi kryeqytetin Malit të Zi më 9 maj, rreth orës 21 janë vërejtur dukuri të pazakonshme ndriçuese. Astronomi Igor Dajkoviq pohon s kjo dukuri nuk është astronomike, shkruan“Vijesti”, punëtorë të të cilës gazetë pohojnë se vetë anë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të parëndomtë. 

 -Nga pozita shkencore them se kjo nuk është dukuri astronomike. Ajo ka lëvizje të parregullt, ka thënë Dajkoviq pas analizës së fotos. 

Dukuria e vërejtur ka pasur ngjyrë shumë të theksuar portokalli e trupi ndriçues në çdo 2 – 3 minuta ka ndërruar formën, madhësinë, drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Dajkoviq thotë se nuk mund të bëhet fjalë për trup të fortë, të paktën sipas njohurve të deritashme shkencore 

Ai ka përkujtuar se mbi Suedi tash e disa vite ndodh dukuri e njëjtë me këtë që u pa në Podgoricë.